Pse u 'maskua' Enkel Demi

22 Nëntor 2018, 15:20

“Maskimi” i gazetarit Enkel Demi si Tom Kuka  për autorësinë e librave të tij tashmë ka disa ditë që është zbuluar. I ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv për të folur mbi publikimin e librit të tij të dytë “Gurët e vetmisë”, Demi është shprehur se arsyeja e fshehjes pas një emri tjetër është sepse dëshironte që njerëzit të blinin librin pa u ndikuar nga personazhi televiziv që ai përfaqëson

U bënë kaq shumë njerëzit që më zbuluan sa pastaj nuk kishte më kuptim që të rrija i fshehur sepse do dukej si shenjë arrogance, prandaj vendosa të zbulohem. Normalisht nuk do të heq emrin e autorësisë, le të mbetet Tom Kuka. Unë nuk e kam bërë këtë thjesht nga fakti që doja të fshihesha , doja të krijoja këtë enigmën. Ajo që më interesonte është që doja të ndaja personazhin televiziv nga letërsia. Doja që njerëzit të shkonin tek letërsia dhe jo tek personazhi televiziv. Tek e fundit ne dalim në televizion, japim opinionet tona dhe zakonisht audienca në Shqipëri ndahet gjysëm për gjysëm, o të duan shumë, o të urrejnë shumë dhe nuk doja të humbisja as gjysmën që më urren , as atë që do, doja ti coja drejt letërsisë.

Enkel Demi, gazetar