“Qilimat kuq e zi në Pazarin e Krujës“ (11/12/2022)

11 Dhjetor 2022, 15:39

Në një ditë dimri me shi, Veri Jug ka udhëtuar në qytetin hero dhe turistik të Krujës dhe u ndal në Pazarin e vjetër 500 vjecar. Ku, mjeshtrja duarartë e endjes së qilimave Dallandyshe Tabaku, rrëfen historinë e jetës së saj, fillimet e punës me endjen e qilimave, vegjën ose tezgjahun dhe sekretet e bërjes së qilimave nga gratë artizane krutane. Si personazh I reportazhit, ajo trajton edhe disa nga shqetësimet e artizanëve në Pazarin e vjetër në lidhje me taksat e Bashkisë në stinen e dimrit. Ndiqni reportazhin “Qilimat kuq e zi në Pazarin e Krujës” realizuar nga moderator I emisionit Veri Jug, gazetari Agim Pipa.