Qofte me miell misri, qepë të njoma dhe erza nga zonja Vjollca

23 Qershor 2020, 10:41

Qofte me miell misri, qepë të njoma dhe erza

Përbërësit:

2 gota me miell misri

3 e 1/2  gotë ujë të valuar

3 lugë gjelle vaj ulliri

1/2 kugë kafe sodë bukë

2 kokrra vezë

4-5 lugë gjelle djath I thërrmuar

4-5 qepë të njoma

1 tufë majdanoz

1 tufë kopër dhe nenexhik

kripë dhe piper të zi

3-4 lugë gjelle miell gruri

vaj për skuqje

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë për të valuar, shtojmë 3 lugë gjelle vaj ulliri , kripë, pak nga pak miellin e misrit duke e trazuar vazhdimisht me lugë druri deri sat ë na formohet  një masë brumi e trashë e lëmë të piqet në tenxhere duke e përzijerë deri sa brumi të shkëputetnga anët e tenxheres. Largojmë brumin nga temperatura dhe e lëmë të ftohet pak. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepët të grira hollë, deri sat ë ulim volumin mbuluar me kapakun. Shtojmë erzat, majdanozin, kripë dhe I përziejmë për 1 minutë dhe e largojmë nga zjarri. Pasi brumi të ftohet shtojmë sodë buke he vezë I përziejmë sëbashku dhe djathin e thërrmuar dhe qepët me majdanoz, kopër, shtojmë nenexhik, kripë dhe piper të zi. I bashkojmë mirë të gjitha përbërësit, dhe lugë lugë formojmë qoftet dhe I rrotullojmë në miell gruri dhe I skuqim në vajin e nxehtë në tigan, I zverdhim nga të dyja anët dhe I shërbejmë me kos, xaxiqe ose tarator.