Qofte me presh, djathë dhe nenexhik nga zonja Albana

17 Mars 2023, 11:27

Qofte me presh, djathë dhe nenexhik

Përbërësit:

  • 2-3 presh
  • 2 vezë
  • 100 gr miell
  • 100 gr djathë të bardhë
  • Sodë buke
  • Nenexhik
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Pasi kemi grirë preshin e kaurdisim derisa të ulë vëllimin dhe të zbutet. Shtojmë më pas kripë, piper dhe nenexhik. Pasi preshi është ftohur pak shtojmë vezët, miellin e trazuar me sodën e bukës dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Në fund shtojmë përsëri nenexhik dhe realizojmë qofte rrumbullake të cilat i skuqim në vaj të nxehtë.