Qofte pule në tavë me perime nga zonja Albana

9 Mars 2023, 12:37

Qofte pule në tavë me perime

Përbërësit:

  • Për qoftet:
  • 500 gr mish pule
  • 1 qepë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 2 feta bukë
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 ls spec i kuq
  • 1 vezë
  • Kripë, piper
  • Nenexhik

Perimet në tavë:

  • 2 patate
  • 2 karrota
  • 2 speca jeshil
  • 1 fç bizele
  • 1 fç salcë domate
  • Kripë, piper
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Grijmë mishin e pulës dhe qepën, shtojmë bukën të njomur në ujë. I vendosim produktet në një tas qelqi, shtojmë vezën, kripën, piperin e zi, piperin e kuq, majdanozin dhe nenexhikun. E punojmë mirë brumin dhe realizojmë qofte të vogla rrumbullake, i pudrosim me pak miell dhe i skuqim lehtë në tigan.

Ndërkohë vendosim në një tavë patatet të prera në kubikë mesatarë, karrotat në rondele, specat dhe bizelet. I spërkasim perimet me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë salcën e domates të holluar me pak ujë. Vendosim mbi perimet qoftet e pulës dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius.