Rama: S’jam duke u përgatitur për një mandat të katërt! Berisha, 80-vjeç që thotë përralla! Kandidatët e tyre, gjëja më absurde

4 Maj 2023, 22:41

ryeministri Edi Rama tha se kjo fushatë nuk është një parapërgatitje e tij për një mandat të katërt. Ai tha se arsyeja pse fokus është Sali Berisha dhe Ilir Meta, është sepse ata i sheh si kërcënim serioz për vendin.

“Nëse i referohesh faktit që në fokus është Salikja, është se Shqipëria është në një kthesë të madhem, Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë më e respektuar ndërkombëtarisht. Tani kur ata thotë që nuk individ, është i padëshirueshëm për ne, do të thotë që është për të gjithë perëndimin dhe këto individë, që kanë dhe problem të rënda me drejtësinë, tërheqin zvarrë njerëzit duke bërë spektakël me përralla, një 80 vjeç që tregon përralla dhe merr nëpër gojë ambasadoren amerikane, jo u futën, jo dalin, është degradim i madh dhe kërcënim, se kur vjen puna të bashkitë është pengmarrje. Kandidatët e tyre gjëja më absurde që kam parë”, tha Rama.