Receta e ditës - Patëllxhanë me patate e vezë dhe çorbë me pulë, perime e oriz / Pjesa e dytë

30 Shtator 2019, 13:18

Receta e dytë  

Çorbë me pulë, perime dhe oriz

Përbërësit:

400-500 gr mish pule

50 gr qepë 150gr karrotë

150gr rrënjë seninoje

 1 filxhan kafe oriz

2 lugë gjelle  vaj ulliri

Kripë, Piper i zi

Gjysmë  litër lëng pule

30gr gjalp

piper i kuq, majdanoz

Përgatitja:

Vendosim në tenxhere 1.5 litra ujë dhe pasi uji të ketë valuar shtojmë copët e pulës dhe I lëmë të ziejnë për 25-30 minuta.

Ndërkohë në një tenxhere me 2 lugë gjelle vaj kavardisim qepët të grirë shumë hollë. Sapo qepa të jetë zbutur shtojmë karrotët dhe rrënjët e selinosë të prerë në kubikë të vegjël plus orizin (të shpëlarë)dhe I kavardisim së bashku për 2-3 minuta dhe shtojmë lëngun e pulës dhe mishin e pulës të copëtuar me dorë (nëse është fileto pule e presim në kubikë të vegjël). E lemë çorbën të ziejë për 15 minuta. Më pas e fikim sobën dhe e lemë tenxheren të pushojë në temperaturën e saj me qëllim që çorba të ajkoset.

Ndërkohë shkrijmë gjalpin dhe në fund shtojmë ½ lugë kafeje piper të kuq të cilin ia shtojmë çorbës në fund, para se ta servirim me pak majdanoz.