Receta e ditës - Presh me mish të grirë e oriz dhe sultjash / Pjesa e parë

3 Mars 2020, 12:24

Presh me mish të grirë dhe oriz

Përbërësit:

1.2 kg presh

2 qepë

300 gr mish të grirë

1 lugë gjelle salcë domate

1 lugë çaji piper i kuq

Kripë dhe piper i zi

1 gjethe dafinë

Vaj ulliri

1 1/2 lugë gjelle oriz

2 lugë gjelle lëng limoni ose uthull

Përgatitja:

Pastrojmë preshin dhe i presim ata pjerrtas në gjatësi 2-3 cm.

Në një tigan të thellë ngrohim vajin, shtojmë në të qepën të prerë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim atë derisa të bëhet transparente.

Shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë t’i përziejmë së bashku derisa mishi të ndërrojë ngjyrë dhe të thërrmohet.

Shtojmë salcën dhe i trazojmë së bashku duke shtuar preshët, kripën, piperin dhe dafinën. Vendosim kapakun me qëllim që preshi të ulë volumin e tij duke trazuar herë pas here dhe shohim që preshi lëshon pak ujë. Shtojmë 1 ½ lugë gjelle oriz.

Shtojmë një gotë ujë dhe ulim temperaturën në mesatare, e lëmë të ziejë ngadalë, derisa preshi të ziejë dhe uji të shterojë.

E shërbejmë të ngrohtë.