Receta e ditës - Tavë me patate, qumësht e parmixhan dhe gjellë me bizele / Pjesa e dytë

20 Maj 2019, 11:12

Ndërsa receta e dytë e ditës së sotme ishte gjellë me bizele

Përbërësit:

1 tufë qepë të njoma

2 thelpi hudhër

2 domate

1 lgj salcë domate

500 gr bizele të përziera (të freskëta)

1 tufë majdanoz

1 tufë kopër

kripë+ piper i zi

4 lgj vaj ulliri

1 karrote

1 patate

600 ml lëng perimesh

Përgatitja:

Ngrohim vajin në tenxhere të thellë dhe kaurdisim qepën e prerë në unaza dhe hudhrat e grira hollë. Sapo qepët të ulin volumin shtojmë domatet e prera në kubikë (pa lëkurë) dhe i lëmë të ziejnë për 5 minuta. Shtojmë salcën dhe i përziejmë së bashku. Shtojmë bizelet dhe vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas edhe lëngun e perimeve të ngrohtë baraz me nivelin e bizeleve. Rregullojmë shijen me kripë e piper të zi, vendosim kapakun dhe i lëmë bizelet të ziejnë për 10-15 minuta. Ndërkohë grijmë hollë kopër-majdanoz dhe i shtojmë në tenxhere në minutën e fundit. Fikim sobën dhe i lëmë të mbuluara dhe për 10 minuta të tjera. Më pas i shërbejmë të ngrohta.