Rikthehet në Tiranë kuzhinieri i Rihanës dhe kryeministrit Kanadez

15 Nëntor 2018, 15:42

Ravajol Jorgo Hasani, Ambasadori Chef i Shqipërisë nëpër botë dhe ambasador i Shqipërisë në Qipro në fushën e gastronomisë dhënë sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV mendimin e tij për restorantet shqiptare. Hasani, i cili ka krijuar një emër në fushën e gastronomisë dhe mban disa çmime ndërkombëtare si ‘Luga e Argjend’, ‘Kapelën e Artë’ dhe ‘Shefi më i mirë i kuzhinës për vitin 2016’, u shpreh se nëpër restorantet shqiptare mungon pasioni dhe harmonia.

Shërbimi mund të them që është shumë, shumë i mire, kamarierët të shërbejnë jashtë mase mirë dhe kanë kujdes e japin një shërbim të mirë. Nga ana e gastronomisë, restorantet janë super të bukura dhe luksoze, por në kuzhinë kemi ende shumë për të bërë. Diku humbet, shumë pak por humbet. Nuk kanë harmoni, e cila që të arrihet do shumë punë. Ajo që mungon është pasioni.

Ravajol Hasani, kuzhinier

Megjithatë Hasani tha se në Shqipëri ka mjaft shefa të talentuar për të cilët është krenar.

Por ka shumë e shumë shefa të talentuar dhe jam krenar për këtë. Mund të them disa prej tyre si Gëzim Musliaka, Arvin Kita, Fundim Gjepali apo Bledar Kola.