Role me mish, proshutë dhe qepë të freskëta: një pjatë e shpejtë, por me një shije unike nga zonja Albana

3 Mars 2023, 11:44

Role me mish, proshutë dhe qepë të freskëta

Përbërësit:

  • 3 qepë të vogla
  • 4 feta mish derri
  • 4 feta proshutë
  • 1 lugë gjalpë
  • Majdanoz
  • Fara susami
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht grijmë imët qepët. Shkrijmë gjalpin në një tigan që nuk ngjit dhe kaurdisim qepët për disa minuta në zjarr të ulët, duke i përzier shpesh. Në fund të zierjes shtojmë majdanozin dhe rregullojmë shijen me kripë e piper.

Ndërkohë rrahim fetat e mishit derisa të jenë mjaft të holla. Vendosim në çdo fileto mishi një fetë proshutë dhe një lugë nga qepa e kaurdisur. I mbështjellim në formë roleje duke i fiksuar me një krurëse dhëmbësh. I spërkasim roletë me fara susami dhe i vendosim në një tavë në të cilën kemi vendosur pak nga pjesa e qepëve të kaurdisura që ka tepruar. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.