Sallata e fshatit e mullixhiut nga Shef Bledar Kola

3 Prill 2023, 12:02

Sallata e fshatit e Mullixhiut

Përbërësit:

  • 60 gr peta byreku
  • 300 gr spinaq
  • 150 gr panxhar
  • 100 gr kos
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Panxharin e vendosim të piqet në furrë, ndërsa spinaqin e kaurdisim vetëm për 1 minutë ose e kalojmë në avull. Në një pjatë për sallatë hedhim kos të freskët në njërën anë, ndërsa në anën tjetër vendosim spinaqin, panxharin e furrës dhe disa petë byreku të pjekura. Rregullojmë shijen me pak vaj ulliri dhe kripë.