Sallatë fshati pranverore nga zonja Albana

13 Prill, 11:14 | Përditesimi: 13 Prill, 11:14

Sallatë fshati

Përbërësit:

  • 3 domate
  • 2 kastravecë
  • 1 qepë e kuqe ose e bardhë
  • 1 spec jeshil
  • 150-200 gr djathë i bardhë
  • Ullinj
  • Vaj ulliri
  • Kripë, rgon
  • Pak uthull ose limon sipas dëshirës

Përgatitja:

Lajini mirë perimet. Pritini domatet në copa, kastravecat në rrathë ose kubikë, qepën hollë dhe specin në feta. Vendosini të gjitha në një tas sallate. Shtoni sipër djathin e bardhë të thërrmuar dhe ullinjtë. Rregulloni shijen me kripë, vaj ulliri, rigon dhe pak uthull ose lëng limoni.

MC/Shqiptarja.com