Sallatë me panxhar dhe lakër të kuqe nga zonja Albana

27 Maj, 10:59 | Përditesimi: 27 Maj, 10:59

Sallatë me panxhar dhe lakër të kuqe

Përbërësit:

  • 1 kokë e vogël lakër e kuqe
  • 2–3 karrota
  • 2–3 panxharë të gatuar
  • 1 tufë majdanoz
  • 4–5 lugë vaj ulliri
  • Lëngu i 1–2 limonëve
  • Kripë, piper i zi
  • Bullgur sipas dëshirës (opsionale)

Përgatitja:

Grijmë lakrën e kuqe hollë, karrotat i presim në shirita më pas në kubikë, ndërsa panxharin e kemi zier më parë dhe prerë në feta. Në një tas të madh bashkojmë të gjithë përbërësit dhe majdanozin e grirë hollë. Shtrydhim limonin në një tas të vogël, shtojmë vaj ulliri, kripë, e përziejmë mirë dhe e hedhim sipër sallatës. Sipas dëshirës sallatën mund ta pasurojmë dhe me pak bullgur të zier.

MC/Shqiptarja.com