Sallatë me panxhar të kuq nga Lefteri Gjoshe

26 Mars, 11:59

Sallatë me panxhar të kuq

Përbërësit:

  • 1 panxhar i kuq
  • 1 karrotë mesatare
  • 1 mollë jeshile
  • 1 limon (lëngu)
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Arrë moskat
  • Kripë, piper                          

Përgatitja:

Panxharin e kuq dhe karrotën i kemi zier paraprakisht dhe i grijmë në rende. Grijmë gjithashtu në rende mollën jeshile. I bashkojmë përbërësit në një tas ku shtojmë pak kripë, lëngun e një limoni, arrën moskat, piperin dhe vajin e ullirit. E trazojmë mirë sallatën dhe e servirim.