Sallatë me rukola dhe shegë
Përbërësit:
- 1 dorë rukola
- 1 fç shegë
- 1 fl k arra
- 100 gr djathë
- 3-4 rrepa
- 1 fetë bukë e thekur
Për marinimin:
- 1 lgj mustardë
- 1 lgj vaj ulliri
- 3 thelpi hudhër
- 1 lgj uthull
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim salcën marinuese duke trazuar mustardën me vajin e ullirit, hudhrat e shtypura, uthullën, kripën dhe piperin. Vendosim rukolën në sallatiere, rrepat në feta, hedhim arrat e grira, kokrrat e shegës, djathin e grirë dhe bukën e thekur në kubikë. Në fund shtojmë marinimin dhe e servirim.