Sfidat e pandemisë për fëmijët me sindromën Down

22 Mars 2021, 11:35

Në ditën botërore të personave me sindromën doën vendosëm të shkojmë në qendrën Xhonatan për të parë më nga afër ecurinë e fëmijëve  në këtë periuDhë të vështirë për të gjithë. Atje takuam Dean një vajzë e veçantë me një dashuri të madhe për muzikën. Ajo vjen cdo ditë në këtë qëndër që të  ushtrohet më tepër në violinë. Ashtu si gjithë të tjerët edhe Dean pandemia e gjeti të papërgatitur duke ia vështirësuar situatën, megjithatë ajo shkon në shkollë dhe vazhdon rutinën e saj të përditshme.

Një sfidë e shumfishtë edhe për prindërit të cilët u gjendën të papërgatitur përballë një virusi që mund ti rrezikonte jetën fëmijëve të tyre. Përpos sfidës së jashtëzakonshme shpirtërore, fizike dhe ekonomike për familjet që kanë fatin të ketnë një fëmijë të vecantë, tashmë jetojnë edhe me frikën e infektimit,duke rritur kështu nevojën e këtyre personave  për përkujdesje të specializuar. Znj. Arziko Cuashi tregon vështirësitë që kanë qenë të shumta për shkak të ndërpresjes së mësimit dhe aktiviteteve të tjera që vajza e saj ndiqte përpara pandemisë:

“Shumë e vështirë, si për të gjithë ne jo vetëm për Dean, sepse shkolla na u ndërpre. terapitë u ndërprenë, Dea shkonte dhe në aktivitete ju ndërpre dhe ajo, e çoja edhe për fiskulturë u ndërpre dhe ajo. Në shkollë De ka bërë mësim online, mirëpo ka qenë shumë e vështirë për fëmijët tanë sepse vinin këtu tek qendra bënin terapi, takonin shokët kurse tani është shumë e vështirë, mbetën mbyllur brenda.E kemi të nevojshëm ne të tjerët, jo fëmijët tanë që e kanë të nevojshme sidomos kur vinin këtu që bënin terapi, takonin shoqërinë e tyre dhe tani janë izoluar brenda dhe janë kthyer mbrapsht .

Gjithashtu znj.Arziko Caushi u shpreh se duhet të jetë prioritet vaksinimi kundër codvid-19 edhe për personat me sindromën doën.  Ndërsa  tha se nuk ka asnjë informacion nëse vajza e saj do të jetë e përfshirë në kategorinë e atyre që duhet të vaksinohen sa më parë dhe se si mund të reagojnë kundrejt vaksinimit:

‘ Në të vërtetë nuk na kanë thënë asnjë gjë, ne për vaksinën kemi dëgjuar vetëm në televizor, nëpërmjet portaleve, ama në lidhje me fëmijët tanë  absolutisht asgjë. Nuk e dimë se cfarë do të bëhet Thjesht kemi marr vet informacione por sdimë asgjë çfarë do bëhet dhe si do reagojnë këto fëmijë” u shpreh ajo për emisionin “ Rreze Dielli”