Shokon e humbura: Minorene me perdhunuan ne grup, me trafikuan e familja se di ku jam

11 Qershor 2019, 22:09

Pa Gjurme Pjesa 2 dt 11 QershorZbradhja e intervistës

Ajo- Jeta ime ka qenë një ferr
Sot jam 42 vjeçe dhe për fat të keq vitet kanë kaluar shumë shpejt…
Moshën më delikate  në jetën time për fat të keq e kam kaluar në rruget e Italisë, e detyruar për të prostituar
Gazetari-Për fat të keq gjithçka ka nisur në momentin kur u gjenda në duart e tutorëve. 
Ajo- Ata më morën me forcë kur më sollën në atë bunker. Ata më përdhunuan në grup, unë isha e pastër, sikundër me kishte lindur nëna dhe nuk e dija se cfarë ishte një raport. Më rrahën aq shumë, sa nuk do mund ta harroj dot, për gjithë jetën time. Pikërisht, për shkak të kërcënimeve unë nuk munda të shpëtoj prej tyre
Gazetari: Më pas ju dërguan në Itali
Ajo-Po, në Itali me gomone, me destinacion Italinë. 
Më zbarkuan në Brindisi dhe më pas më sollën në Lombardi. Bëra një xhiro në Itali, ku kishte dhe vajza të tjera, gjithashtu në të njëjtën gomone. Në një grup prej 10 vajzave, të cilat falë denoncimit tim arritën të shpëtonin, të gjitha, ku më e vogla ishte 14 vjeçe.
Une isha e terrorizuar. Shpresoja gjithashtu në kokën time se dikush do të më shpëtonte. Policia italiane vinte çdo ditë dhe më thoshte se ne mund të ndihmojmë, kush të ka nxjerr këtu. 
Adelina e 113, ajo vajzë e fortë, e cila na ndihmoi të gjithave ne… mgjth shumë herë kam qarë edhe unë, kur shihja vajza, një familje, unë mendoja sesa bukur do të ishte sikur edhe unë të mundja të isha pranë familjes. 
Gazetari: Kur u rrëmbyet dhe më pas t’ju detyronin të prostituoje, ishe një ende një minorene. Sot, këto vajza janë gjithnjë kaq të reja, ti i sheh këto vajza kaq të reja sot në rrugë… 
Ajo-Po dhe jo vetëm, kohë më parë unë lëshoj alarmin që vajzat në këtë situatë unë i quaj efekt…
Janë nën efektin e drogës, këto vajza këtu, tutorët praktikisht për t’i mbajtur nën zotërim nuk u mjafton ti eliminojnë, Jo . Çfarë bëjnë. I bombardojnë me drogë, derisa ata hyjnë në një krizë, kështuqë që duan apo nuk duan dalin për të siguruar këtë dozë, ditore. 
Gazetari: Pra janë të detyruara të prostituojnë për të siguruar dozën 
Po dhe pavarësisht se janë të dëtyruara të prostituojnë, të rrëmbyera, por ngadonjëherë hyjnë në një krizë varësie ndaj drogës 
Ato janë si qengjat, të bindur, binden…kupton?
Ata bëhen si grabitësit
Gazetari: Për të ardhmen çfarë mendon, ëndrrat e tua, cilat janë ?
Më falni më vjen për të qarë, të ardhmen time e shoh duke ndihmuar persona të tjerë…më fal
Timen në fakt nuk e shoh…
Shpesh herë ndjehem vetëm…me siguri më mungon shumë familja…
Kur më mungon familja, ndjehem vetëm
Shiko se ndonjëherë qaj edhe unë eh?
Shkoj tek ata, tek policia, sepse ata jane si një familje për mua, flas me ta dhe më kalon…