Shtridhla me mish keci, recetë tradicionale e jugut nga Shef Bledar Kola

3 Prill 2023, 11:52

Shtridhla me mish keci

Përbërësit (për 1 person):

  • 100 gr brumë për makarona
  • 100 gr mish keci
  • 1/2 qepë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kemi zierë mishin e kecit dhe më pas e vendosim të piqet në furrë.

Ndërkohë zemë brumin për shtridhlat, makarona të holla. Trazojmë miellin integral me vezë dhe pak kripë. E punojmë mirë brumin dhe e lemë të qëndrojë. Më pas e punojmë përsëri brumin dhe e presim në shirita të cilave u japim me duar formë sa më të hollë. I vendosim makaronat të ziejnë në ujë me kripë. Ndërkohë kaurdisim në një tigan qepën e grirë imët, shtojmë pak lëng, vendosim mishin e pjekur dhe makaronat e ziera. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe i servirim të ngrohta.