Supa e famshme turke me mish pule, oriz dhe karrota nga zonja Albana

15 Mars 2023, 11:50

Supë me mish pule, oriz dhe karrota

Përbërësit:

  • 300 gr mish pule
  • 200 gr karrota
  • 1 fk oriz
  • 250 ml kos
  • 2 të verdha veze
  • Buljon mishi
  • Kripë, piper
  • Majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë mishin e pulës në ujë me kripë. Në minutat e fundit të zierjes së mishit shtojmë tek lëngu/buljoni orizin e shpëlarë. Vazhdojmë zierjen duke shtuar dhe karrotat. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund shtojmë vezët e rrahura me pak kripë dhe trazuar me kosin. E lemë supën të trashet pak dhe e servirim spërkatur me majdanoz të freskët.