Supë me pulë dhe limon nga zonja Vjollca

24 Nëntor 2020, 11:26

Supë me pulë dhe limon

Përgatitja

400 gr mish pule me kockë

4 thelpinj hudhër

1.5 litër ujë

1 filxhan kafe oriz

1/2 limon ( lëngu i tij)

2 të verdha veze

2 lugë gjelle majdanoz i grirë

kripë dhe piper të zi P

Përgatitja:

Vendosim tenxheren me ujë për të valuar në momentin e vlimit. Shtojmë mishin e pulës, hudhrat ( të cilat do ti largojmë më vonë). Vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë. Pasi të kalojnë 10 minuta. Shtojmë kripën dhe e lëmë të ziejë dhe për 30 minuta të tjera deri sa shohim që mishi është shkëputur nga kocka. Kullojmë lëngun dhe shtojmë në të karrotën, orizin I lëmë të ziejnë për 15 minuta. Pastrojmë mishin nga kokcat dhe lëkura e copëtojmë në copëza të vogla dhe I shtojmë në tenxhere dhe 1/2  e majdanozit. Pasi të kalojmë 15 minuta. Rrahim në tas 2 të verdha vezë, lëngun e limonit , pak ujë. Shtojmë pak lëng supe në tas e përziejmë dhe e shtojmë në supë duke e përzjerë ngadalë sat ë marrë pak valë jo në temperaturë të lartë e servirim me piper të zi dhe pak majdanoz.