Supë me thjerrëza të kuqe dhe perime nga zonja Albana

27 Mars 2023, 11:53

Supë me thjerrëza të kuqe dhe perime

Përbërësit:

  • 4 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 patate e madhe
  • 3 thelpinj hudhër
  • 2 domate
  • 2 gota thjerrëza
  • 1 lç turmerik
  • 1 lç spec i kuq
  • 1 ls kripë
  • 2 gjethe dafine
  • 1 litër ujë i ngrohtë
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 ls piper i kuq
  • Lëng limoni

Përgatitja:

Kaurdisim në një tenxhere me vaj ulliri qepën dhe karrotën. Shtojmë më pas pataten dhe thelpinjtë e hudhrës dhe vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas domatet e grira dhe thjerrëzat. Gjatë kaurdisjes rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe në fund hedhim ujin e ngrohtë dhe e lemë supën të ziejë. E kalojmë më pas supën në blender duke e kthyer në krem dhe e servirim me gjalpë të aromatizuar me piper të kuq dhe pak lëng limoni.