Surpriza/I dëgjon zërin pas 40-vitesh, shokohet 60-vjeçari:Mos më gënjeni, nuk është ai që po kërkoi (29 dhjetor 2023)

29 Dhjetor 2023, 19:18

Pak ditë më parë në emisionin “Pa Gjurmë” u soll historia e Skender Shehit, i cili kërkonte shokun e tij të fëmijërisë. Kjo histori u rrëfye nga vet 60-vjeçari nga Kavaja, ku rrefeu se si ishte njohur me Petrit Kuejnxhiun nga Krasta e Martaneshit ,ndërsa kërkoi ndohmë për gjetjen e tij. Të dy shokët krijuan marrëdhënie të ngushta, ndërsa vazhdimisht vizitonin shtëpitë e njëri tjetrit. Konataktet ruheshin me ane te letrave deri ne vitin e larget 1984. 1984 Skënderi asakohe 15 vjec nisi detyrimin ushtarak në zonene e Kinostudios, Tirane. Ky do te ishte dhe vendi, ku dy miqte do te takoheshin per here te fundit. Prej 40 vitesh, Skënder Shehi nuk ka mundur të harrojë shokun e tij të parë, të cilin e konsideronte si vëllain e tij. Prandaj sot ai është në kërkim të Petrit Kuejnxhiut, 55 vjeçarit nga Krasta e Martaneshit me shpresën për një ribashkim pas kaq vitesh.