Takim me teto Ollgën në Tushemisht (05 mars 2023)

5 Mars 2023, 13:41

Një udhëtim fantastik në kulmin e stinës së dimrit, drejt fshatit turistik Tushemisht, ose në fshatin e teto Ollgës. Personazh I reportazhit është themeluesi I një bujtine të veçantë dhe tradicionale, inxhinjeri elektromekanik Robert Kapbardhi që, pas emigrimit, ideoi dhe ngriti ndanë shetitores së fshatit bujtinën Ollga. Ndiqni reportazhin “Takim me teto Ollgën në Tushemisht” realizuar nga moderatori i emisionit, gazetari Agim Pipa.