Tavë me pure patate, salcë dhe sallam turist nga zonja Albana

20 Mars 2023, 12:00

Tavë me pure patate, salcë dhe sallam turist

Përbërësit:

  • 4 patate të mëdha
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 fç qumësht
  • 2 lgj djathë kaçkavall
  • Kripë, arrë moskat
  • Sallam turist FIX
  • Salcë domate pure
  • 1 lgj salcë koncentrat
  • 1 qepë
  • Gjethe dafine
  • Kripë, piper i zi
  • Djathë kaçkavall i butë

Përgatitja:

Fillimisht vendosim patatet të ziejnë në ujë me kripë. Më pas i shtypim patatet duke shtuar qumështin, djathin e grirë kaçkavall, kripën dhe arrën moskat. Pasi është krijuar masa e njëtrajtshme shtojmë gjalpin. Purenë e shtrojmë në një tavë.

Sallamin turist e presim në feta dhe e kaurdisim së bashku me një qepë të grirë. Pasi qepa ka ndryshuar ngjyrë shtojmë salcën e domates, gjethen e dafinës, kripë, piper të zi. Këtë masë e vendosim në tavë mbi pure dhe e spërkasim me djathë të butë kaçkavall të grirë.