Tavë me spinaq dhe djathë
Përbërësit:
- 500 gr spinaq i freskët
- 1 qepë e kuqe
- 2 thelpinj hudhër
- 3 vezë
- 120 ml qumësht
- 150 gr miell
- 300 gr djathë mozzarella
- 100 gr djathë i verdhë i butë
- Kripë & piper
- Vaj ulliri sipas shijes
- Koper / Majdanoz sipas dëshirës
Përgatitja:
Në një tigan, kaurdisim qepën e kuqe të prerë hollë me hudhrën në vaj ulliri, derisa të zbuten. Shtojmë spinaqin e larë dhe të prerë, rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E gatuajmë rreth 10 minuta derisa të ulet volumi dhe të zbutet. Ndërkohë në një tas rrahim vezët me qumështin, shtojmë miellin, kripën dhe piperin, duke e përzier derisa masa të jetë homogjene. Shtojmë spinaqin e ftohur, djathin mozzarella të prerë dhe majdanozin. E përziejmë mirë dhe hedhim masën në një tavë të lyer me vaj. Sipër shtojmë djathin e verdhë të grirë dhe pak majdanoz. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.





















