Tre kunatat dhunojnë nusen e vëllait, 22-vjeçarja:Burri indiferent,motrat i bënin ligjin në shtëpi (1 shkurt 2024)

1 Shkurt, 20:01

Një dashuri me shikim të parë për 22-vjeçaren nga Laçi nuk do të shkonte ashtu si ajo e kishte menduar. Fejesa me djalin që dashuroi dhe bashkëjetesa me familjen e tij do të sillnin vetëm konflikte në jetën e saj. Agnesa Lushi do të hiqte dorë nga ëndrra për të vazhduar shkollën dhe do të përfudontë në borxhe me bankat…Agnesa nisi një romancë me një djalë ne moshen 18-vjecare, një histori dashurie që shumë shpejt do të kurorëzohej në altar. Çifti i ri nisi bashkëjetesën në familjen e djalit dhe nusja e re nuk do të mirëpritej në shtëpi. Ende në një moshë të re do të përballej vazhdimisht me 3 motrat e bashkëshortit të saj që gjithmonë shkaktonin konflikte. Konflikte që nisnin për gjëra të kota dhe të parëndësisshme sipas Agnesës. Prindërit e djalit nuk ishin dakord qe nusja e tyre te vazhdonte shkollën. Të ndikuar nga mentaliteti i dikurshëm dhe me frikën se nusja mund të tradhëtonte djalin, ata ia prenë në mes ëndrrën për të ndjekur studimet ne degen e Infermierise. Bashkëshorti i saj nuk ishte krah Agnesës, por lejonte prindërit të merrnin vendime për jeten e tyre. Për të qenë sa më larg konflikteve dhe debatet që ishin bërë kryefjala e ditës në shtëpinë e tyre, Agnesa e bind të shoqin të emigrojnë drejt shtetit francez.Në jetë do të sillnin bekimin e tyre të parë, djalin. Bashkëjetesa e çifitit në tokë të huaj do të ishte e qetë dhe më e lumtur. Kërkesa për azil nuk u pranua nga shteti francez dhe familja prej 3 antarësh tashmë do të kthehej në atdhe. Me kthimin në Shqipëri do të riktheheshin konfliktet e vjetra, edhe pse pse u bene serish prinder te nje djali tjeter tjeter… Konflikte qe çuan ne ndarjen e çiftit… Konflikte qe çuan ne debimin e nuses nga shtepia… Gjatë kësaj kohe Agensa i rikthehet shkollës dhe futet në borxhe me bankën per te ndejekur studimet… e ndersa vitet kalonin per hir te 2 fëmijëve vendosen t’i jepnin dashurisë së tyre një mundësi të dytë. Ajo stepet t’i rrefej te shoqit per borxhet me banken me friken se mund te perfundojne ne dyert e gjykates…