U braktis nga prindërit biologjik dhe birësues, e divorcuar dhe nga bashkëshorti, në kërkim të kujt është Brunilda Cani?

29 Janar, 22:08 | Përditesimi i fundit: 2019-01-29 22:26:45

Kemi vendosur ta quajmë kështu me emrin e lindjes, pasi Brunilda Cani ka vërtetë një histori të trishtë me mjaft peripeci. Ajo u lind në Tiranë dhe prindërit por u braktis  në martenitet. Destinacioni i saj do të ishte jugu i Shqipërisë, nga ku jetoi 6 vite në Sarandë.

Ishte koha kur fati i saj do të ndryshonte përsëri, pasi sapo i kishte mbushur të 6 vitet më 1979 birësohet nga Spiro dhe Eftali Koroziu, nga Gjrokastra të cilët kishin vite të martuar dhe nuk kishin patur mundësi për t'u bërë prindër. Spiro pinte shumë ndërsa Eftalia mundohej të ishte një nënë e mirë për Brunildën, vajzën e vogël të sapo birësuar.

Nga ai moment Brunilda nuk do të quhet më kështu, por Valbona ishte emri që prindërit birësues i vendosën. Me emrin ndryshoi dhe jeta e saj. Që e mitur ajo detyrohej të duronte një baba birësues të alkolizuar, i cili shpesh nuk sillej mirë me të. Ai ushtronte dhunë fizike mbi të.

Shuplaka të tjera që ia kishte destinuar fati që në lindje vajzës u braktis nga prindërit biologjik. Eftalia, nëna birësuese mundohej të mbronte vajzën e vogël, por dhuna kishte tjetërsuar mënyrën e jetesës. Kaloi një vit dhe i gjithë Dropulli i dinte vuajtjet e të miturës, ndaj kryeplaku i fshatit pasi flet me Spiron dhe Eftalinë dhe vendosin që Brunilda të dërgohet në Shtëpinë e Fëmijës Sarandë. Në

vitin 1980 Brunilda ndodhej tashmë nën përkujdesjen shtetërore, edhe pse Spiro dhe Eftalia shkonin fundjavave për ta takuar. Ajo ende nuk kishte mësuar se këta njerëz që vinin e takonin nuk ishin prindër të saj biologjik. Kur ishte ende një adoleshente asaj iu desh të përballej me këtë të vërtetë. Me të mbaruar shkollën fillore në Sarandë Brunilda vjen në Tiranë për të ndjekur të mesmen për Hoteleri-Turizëm. Ajo rritet me ndjenjën e brakstisjes së dyfishtë. Së pari nga prindërit biologjike dhe së dyti nga ata birësues.

Këta të fundit nuk i pranoi më t’i kishte pjesë të jetës së saj. Brunilda mbaroi shkollën e mesme ndërsa jeta e njohur me një djalë me të cilin u larguan drejt Greqisë në vitin 1995. Përsëri fati i kishte rezervuar një tjetër fat, ajo do të qëndronte me këtë djalë për disa muaj dhe më pa u ndanë. Brunilda zhvendoset drejt Pireut ku njihet me Luftëtarin.

Në vitin 2004 martohen dhe jetojnë 15 vite bashkë ndersa kishin dhe një biznes atje. Kthehen në Shqipëri në Tiranë dhe Brunilda sjell në jetë në vitin 2006 vajzën Kleopatra dhe dy vite më pas vajzën tjetër me emrin Laura. Per shkak të një lidhje paralele që krijoi bashkëshorti i saj sot ata jetojnë të ndarë që prej tetorit të 2018-tës.

Ky është fati i jetimit. Ajo përballet nga braktisja për të disatën herë në jetë. Brunilda sot pas disfatave në jetë kthehet në ngjizje të jetës së saj, duke vendosur ta rrëfejë këtë histori të saj të vështirë në studion e emisionit "Pa Gjurmë".

Unë e mora vesh të vërtetën kur isha në moshën 13-14 vjece. Ma tha një kuzhiniere e institucionit pasi mamaja birësuese më gjuajti një ditë në institucion. Ajo më tha se nuk është mamaja jote biologjike. Pasi mbarova shkollën tetë-vjecare në Sarandë dhe fitova një burs për në Tiranë, vazhdova shkollën profesionale për kuzhiniere. Vendosa të kërkoja nënën time biologjike, ndërsa ajo e adoptuara më vizitoi vetëm njëherë në Tiranë. Më tha që donte të më merrte me vetë në Greqi por unë nuk pranova dhe kjo ishte hera e fundit që unë e pashë atë. Babai im birësues kishte vdekur kur ajo erdhi dhe më kërkoi. 

Brunilda Cani

Brunilda rrëfeu më tutje se emrin e nënës biologjike e ka mësuar po në moshën 13-vjecare, në Shtëpinë e Fëmijës. 

E mora vesh në Shtëpinë e Fëmijës. E ka emrin Aleksandra Cani. Unë di vetëm këtë dhe faktin që kam lindur në Tiranë. Nuk më jepnin më të dhëna, pavarësisht se ata e dinin që unë isha në kërkim të saj. 

Brunilda Cani

Brunilda tregoi midis emocioneve sesi trishtimi nuk iu shkëput kurrë nga romani i jetës së saj. 

U martova, solla në jetë dy fëmijë por sërish pësova goditje. Në Greqi gjithcka shkonte shumë mirë. Sa erdhëm në Shqipëri gjithcka u shkatërruam. U ndava me bashkëshortin në fund të 2018-ës. Tanimë punoj përgjatë gjithë ditës për të ushqyer dy vajzat e mia, që edhe këto të fundit ta kuptojnë sesi është jeta në të vërtetë. 

Brunilda Cani

Ajo pohoi për moderatoren Odeta Dume se sot kërkon të ëmën biologjike, teksa theksoi se kujtimet e hidhura që i ka lënë familja birësuese nuk e shtyjnë atë që të vendoset në kontakt me gruan të cilën e ka rritur. 

"Pa Gjurmë" është vendosur në gjurmët e së ëmës së Brunildës dhe kjo e fundit shumë shpejt do të njihet me to. 

Programe të tjera