3 vite pas zhdukjes misterioze të 19-vjeçares me origjinë shqiptare në Greqi, Artemis Vasilis, prindërit e saj Jani dhe Sofia Vasilis udhëtuan për të qenë prezent në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv. Në një intervistë me gazetaren Odeta Dume ata dhanë detaje mbi humbjen e të bijës, ndërsa treguan se 3 muaj para zhdukjes, Artemis ishte larguar sërish nga shtëpia për disa orë pas ndarjes nga i dashuri. Sipas tyre, ditën e 16 tetorit kur vajza humbi gjurmët, Artemismund të jetë takua me ish të dashurin e saj, ku edhe pas shumë tentativave të tyre, ky i fundit refuzon të flasë me prindërit e të resë. Dyshimi kryesor për prindërit e 19-vjeçares është pista e një rrëmbimi të mundshëm. Prindërit e 19-vjeçares ishin të shoqëruar edhe nga avokati i familjes, Anastasios Dugas, i cili tregoi për emisioni ‘Pa Gjurmë’ se në zyrën e tij kishte mbërritur një letër anonime që tregonte se Artemis mbahej peng nga dy persona. Sipas tij, kjo letër ishte një tentativë për çorientimin e hetimeve në lidhje me zhdukjen e 22-vjeçares. Gjithashtu pasditen e sotme emisioni “Pa Gjurmë” u lidh edhe me emisionin analog në Greqi “On The Spot”, ku në një lidhje direkte gazetari Nikos Nikoletakis tregoi më tepër detaje mbi zhdukjen e të resë. Ai tregoi se sipas informacioneve jozyrtare të marra nga autoritetet greke, Artemis Vasilis është larguar me dëshirën e saj, ndërsa mund të ketë nisur një lidhje tjetër dashurie. Kujtojmë se Artemis Vasilis doli mëngjesin e 16 tetorit të vitit 2020 nga shtëpia për një intervistë pune në një dyqan të njohur lodrash në Koropi të Greqisë. Ndonëse u nis me atë qëllim, Artemis nuk mbërriti kurrë në destinacion. Për herë të fundit vajza me origjinë shqiptare është kapur nga kamerat duke shkuar në një stacion autobusi, aty ku është parë nga disa dëshmitarë të cilët kanë treguar se ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike. Edhe pas shumë dëshmive të mbërritura, sot 3 vite pas, ende nuk është zbuluar diçka konkrete për fatin e 19-vjeçares Artemis Vasilis, ndërsa familjarët e saj po përjetojnë makth me sy hapur.
U zhduk pasi u nda me të dashurin/ Prindërit e 19-vjeçares: Artemis mbahet peng (1 Nëntor 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Djemtë më dolën nga burgu të sëmurë mendërisht’/Babai:Dua të zbuloj çfarë u bënë në qeli?
20 Nëntor, 01:24 -
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23
