Udhëtoi drejt Italisë, mbeti në izolim për shkak të virusit, I riu tregon përjetimin e tij

9 Qershor 2020, 12:16

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte I ftuar menaxheri Indrit Voga I cili tregoi përjetimet e tij gjatë periudhës së pandemisë. Ai udhëtoi drejt Italisë për punë dhe mbeti në izolim për shkak të virusit.

Ai tregon se kishte shkuar për të zhvilluar më tej karrierën e tij në Itali dhe sapo ishte sistemuar në punë flluan rastet e para në Itali me coronavirus. 

‘’ U ndez ky numri që ishin 200 dhe të gjithë ishin të fokusuar në zonën e Lombardisë dhe pati kështu një zhdukje të njerëzimit aty për ne, ishte e papritur u mbyll cdo gjë, u zhduk cdo gjë, në moment. Nuk shikoje më asgjë, shikoje vetëm të rinj, që dilnin dhe ziheshin me policinë për tu futur brenda …. ky ishte momenti parë si të thuash në formë proteste që po mbylleshin lokalet, disa sektorë të punës, dhe që ishte prezenca e ushtrisë dhe karabinierëve. Me datë 23 u mbyllëm. Isha vetëm me cunin e tezez ‘’ shprehet ai.

Shifrat gjatë kësaj periudhe kanë qenë aq të larta sa kishin frikë edhe të merrnin frymë.