UEFA kërcënon t’i heqë finalen e Euro 2020 Londrës: Hiq karantinën për VIP-at, ose do e zhvendosim në Hungari

18 Qershor 2021, 14:39

UEFA kërcënon qeverinë britanike se mund të zhvendosë finalen e Euro 2020 nga stadiumi “Uembli” i Londrës në Budapest. Shkak janë bërë masat anti-Covid dhe karantina e detyruar në Britani për rreth 2500 personat VIP dhe stafin organizator të fazës finale të Europianit.