Ullinjtë e Byshekut në Elbasan

28 Nëntor 2021, 15:15

Veri Jug ka udhëtuar në fshatin Byshek në qarkun e Elbasanit, me destinacion takimin me fermerin e vogël të një vreshte me ullinj, me agronomin Vladimir Bajrami. Me Vladimirin që, mbi eksperiencën e gjatë të punës dhe kursimet nga jeta dhe puna në emigracion në Amerikë, ka mbjellë qindra rrënjë ullinj në një kodrinë dikur djerrë dhe të harruar pas viteve ’90 dhe tash, në stinën e vjeljes së ullirit, I gëzohet prodhimit të mbarë.