Veri Jug - Kapiten Baçi dhe peshkatarët e Radhimës

4 Korrik 2021, 16:56 | Përditesimi i fundit: 2021-07-04 17:08:20

Një udhëtim në bregdetin e Radhimës, rreth 200 kilometër në jugperëndim të Tiranës dhe një takim mbreslënës me peshkatarët e flotës të peshkimit në fshatin Radhimë. Mikpritës i emisionit Veri Jug është Sherif Dyrmishaj, ose kapiten Baçi, me të cilin flasim për ekonominë blu në të gjithë vijën bregdetare të Vlorës, për turizmin në stinën e verës dhe cfarë kanë përfituar peshkatarët nga heqja e taksave për karburantin, heqja 50 përqind e tvsh-s për infrastrukturën e mjeteve në përdorim dhe mundësinë e hapjes së një tregu të madh me prodhime deti në qytetin e Vlorës. Udhërrëfyese në takimin me peshkatarët, është nënkryetarja e Bashkisë së Vlorës dhe doktore e shkencave Aulona Veizi. Ndiqni reportazhin “ Kapiten Baçi dhe peshkatarët e Radhimës”, realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.