Veri Jug - Kështjella e Bashtovës si e bukura e dheut

13 Qershor 2021, 16:52

Veri jug ju fton të bëheni vizitorë të një prej mrekullive të historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore: shkojmë në qytezën antike ilire të Asparagut në Bashtovë të Rrogozhinës dhe në kështjellën e bukur fushore, e vetmja e këtij lloji në Ballkan që gjendet gjithashtu në fshatin Bashtovë. Personazh i reportazhit është mësuesi I vjetër I historisë Petro Spiro. Ngjitja në kodrën e Gjonajve dhe prekja me dorë e historisë, përmes zbulimeve dhe objekteve, kryesisht copëza qeramike dhe enë të lashta balte që edhe sot I gjen pothuaj në sipërfaqe të tokës. Asparagu, qyteza ilire e fisit të Taulantëve që I hapi rrugën më vonë ndërtimit të një kështjelle fushore nga venedikasit, në shekullin e 10-11 pas Krishtit. Përshkrimi I kështjellës së bukur që frekuentohet nga mijra turistë vendas dhe të huaj. Kështjella me 7 kulla dikur, si e bukura e dheut ndanë lumit Shkumbin dhe fare afër detit Adriatik, si një skelë lumore e lashtë në shërbim të venedikasve. Kështjella e Bashtovës edhe si banesë e princit Matrenga fillimisht,taj edhe e pushtuesve osmanë. Kamera e emisioneve Veri Jug bëhet vëzhguese e braktisjes së kështjellës nga pushtetet e të gjitha kohëve, edhe pse ajo njihet si Monument Kulture prej vitit 1971. Ndiqni reportazhin “Kështjella e Bashtovës si e bukura e dheut” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug,I Agim Pipa.