“Peqini, qyteti I gjelave të detit” kështu është titulluar reportazhi i radhës, realizuar me fermerë të vegjël që, sipas traditës prej qindra vjetësh, rrisin nën arat dhe kodrat me ullinj gjelat detit, ndër më të njohurit për shijen e tyre në të gjithë vendin.
Emisioni ‘Veri Jug, në Report Tv, me gazetarin Agim Pipa ka udhëtuar këtë herë drejt qendrës së qytetit, ku ndodhet një gjel deti si vepër arti dhe më pas, ndalesë në fshatin përparim, ku fermeri Erald Çelmeta rrit qindra gjela dhe pula deti.
Pjekja e gjelave me prush në fshatin Pajovë, është një tjetër veçori e zonës.