Veri Jug - Nëna Dashuri dhe bujtina e jufkave

10 Korrik 2022, 15:03

“Nëna Dashuri dhe bujtina e jufkave” ky është titulli i reportazhit që gazetari Agim Pipa, ka realizuar në fshatin Ravna në hyrje të qytetit të Peshkopisë. Personazh I reportazhit është mjeshtrja e gatimit të jufkave që ndryshe quhen mbreterëshat e tryezave dibrane. Historia e jetës së Dashuri Zerjas, gruas nga Slatina e Dibrës që u ul në sofrën e shtëpisë, qysh se ishte e vogël dhe, me ndihmën e dy gjysheve të saj, mësoi të gatuaj me miell gruri, me qumësht dhe me vezë petaset, ose jufkat e Dibrës. Pas martesës, ajo vendosi t’I bëjë jufkat në banesën e vogël njëkatëshe ku, dalngadalë, jufkat u bënë biznesi familjar I familjes Zerja. Sot Bujtina e jufkave është e njohur në Peshkopi dhe në të gjithë Shqipërinë për aromat e saj fantastike. Ndiqni reportazhin “Nëna Dashuri dhe bujtina e jufkave”.