Veri Jug - Një kovac te Pallati me Shigjeta

24 Korrik 2022, 14:44

“Një kovaç te Pallati me Shigjeta” - ky është titulli i reportazhit, realizuar në Tiranë, me personazh njeriun e mirë, 52 vjeçarin Behar Podaj, me zanat të trashëguar nga babai dhe gjyshi I tij qysh se ishte fëmijë. Ardhja në punë në mëngjes, ndezja e forxhës me gaz, skuqja e hekurit, rrahja me çekan dhe prodhimi I sendeve dhe objekteve prej metali, për nevojat e bujqve në fshat dhe familjarëve në qytetin e Tiranës. Jeta familjare e prindit të tre fëmijëve që, me punë dhe sakrifica, ka shkolluar tre fëmijët në universitete me të ardhurat nga puna e kovaçit. Ndiqni reportazhin “Një kovac te Pallati me Shigjeta”, realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.Show less