Veri Jug - Shpëtim Gjonaj, njeriu që sfidon moshën

20 Qershor 2021, 17:27

Veri Jug sjell për ju në syrin e kameras një ditë nga jeta e qytetarit Shpëtim Gjonaj, me banim në fshatin Prush të Tiranës. Shpëtimi, sot në pension, ka punuar gjatë jetës së tij në disa vepra industriale, në hidrocëntralin e Fierzës, në minierën e Mëzezit, në kombinatin metalurgjik dhe në fabrikën e qelqit këtu në Tiranë. Sot ai ka kopshtin e tij në fshatin Prush: një vreshtë rrushi, disa parcela me zarzavate, pemë dhe drurë frutorë dhe në takimin me ne, ai jep edhe mesazhe të paqme pune për të gjithë ata që duan të ndryshojnë jetën kudo që banojnë, në qytet apo në fshat. Ndiqni reportazhin “Shpëtim Gjonaj, njeriu që sfidon moshën” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.