Traktoristët e fshatit Katund i Ri

3 Tetor 2021, 15:17 | Përditesimi i fundit: 2021-10-04 07:51:09

Kantundi I Ri është pjesë e hartës së Bashkisë së Durrësit dhe në stinën e vjeshtës fshati zgjohet qysh në orën 4 të mëngjesit. Zhurma e traktorëve që plugojnë arat, lopët që milen në fermat e vogla dhe qumështi që del në treg. Këto janë disa nga subjektet e reportazhit, me personazhë familjen Koka, një familje që disponon disa traktorë dhe një fermë të vogël lopësh, për nevojat e familjes. Ndiqni reportazhin “Traktoristët e fshatit Katund I Ri” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.