Vrasja e 2 vajzave 19 vite më parë, policia në Report Tv merr videon që u dha në 'Pa Gjurmë'! Personi i tretë i përfshirë njoftoi uniformat blu që në vitin 2005

10 Mars 2023, 20:54

Fati i Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut, që u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004 mund të zbardhet së shpejti falë një dëshmie shumë të fortë që dha në ‘Pa Gjurmë’ dje një dëshmitare shumë e rëndësishme. Policia e Tiranës ka mbërritur në Report Tv pas dëshmisë së të resë për shoqet e saj të vrara për të marrë provat e emisionit Pa Gjurmë.