'Vrasja e Xhuvanit vepër e bandave të Berishës', qytetari-Metës: Ishe përgatitur për të derdhur gjak

9 Maj 2021, 12:19 | Përditesimi i fundit: 2021-05-09 12:21:53

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju”, një prej qytetarëve u ndal tek roli i PD në zgjedhjet e 25 prillit, për të cilën tha se vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan e kryen bandat e krijuara nga Sali Berisha. Ai ka përgërzuar ambasadoren amerikane që sipas tij parandaloi gjakderdhjen e 'programuar' nga presidenti Meta pas zgjedhjeve.