Zadrima në studion e qeramikës Vasili (30 PRILL 2023)

30 Prill 2023, 13:29

Zadrima në studion e qeramikës Vasili - ky është reportazhi i radhës, me të cilin ju propozojmë të shkojmë në fshatin Krajen të Zadrimës dhe, sëbashku, të bëhemi pjesë e një dite pune të artizanit Vasil Kukaj. Balta si lënda e parë e enëve qysh nga lashtësia, torno ku punohen enët prej qeramike, motivet zadrimore në arkat ose baulet qindra vjeçare etj. Reportazhin do ta ndiqni nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.