Zbulimet arkeologjike nënujore në Durrës

20 Janar 2021, 10:54 | Përditesimi: 20 Janar 2021, 10:54

Që nga viti 2005 arkeologët nënujorë kanë zbuluar pranë brigjeve të Durrësit dhjetra objekte me vlerë, që tashmë i përkasin trashëgimisë sonë kulturore. Dy zonat me potencial më të madh arkeologjik janë zona e Currilave dhe zona e Kepit të Rodonit. Deri më tani janë bërë 31 gjetje arkeologjike në zonën e Currilave dhe 57 gjetje arkeologjike në zonën e Kepit të Rodonit.

D.M./Shqiptarja.com