Zënia e kosit vetë në shtëpi, ja sekreti për një kos të trashë nga zonja Albana

3 Mars 2023, 11:28

Kos i trashë i zënë vetë

Përbërësit:

  • 1.5 litër qumësht
  • 1 e ½ lgj kos

Përgatitja:

Vendosim qumështin të ngrohet derisa ta durojë gishti i vogël i dorës. Shtojmë farën e kosit të cilin e hollojmë me pak qumësht. E përziejmë me lugë dhe këtë masë e hedhim në një enë. Vendosim kapakun dhe e mbulojmë.