Zgjedhjet vendore, Çollaku në ‘Real Story’: Kemi gati kandidatët për Tiranën e Shkodrën

16 Shkurt 2023, 22:54

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha në emisionin ‘Real Story’ se do të dalin me kandidatë në 61 bashki të vendit për zgjedhjet vendore. Ai tha se edhe grupi i Alibeajt do të ketë kandidatët e tyre, ndonëse deri më tani kanë prezantuar vetëm pak kandidatë.