Zhduket me shokun e ngusht/Pas dy muajve ndez telefonin, dibrani lidhet me…

12 Prill 2019, 20:26

Pjesa e pare dt 12 Prill Pa Gjurme- Zhduket me shokun e ngusht/Pas dy muajve ndez telefonin, dibrani lidhet me… Dashamir Mandrri është një nga dy djemtë në një familje të madhe nga Peshkopia. Xhemali dhe Lumie sollën në jetë 8 fëmijë 6-vajza dhe 2-djem. Dashamiri vendos të largohet në Itali që herët. Pasi kreu shërbimin ushtarak në Mamurras për 2-vite. Në vitin 1991 pati punuar në Bulqizë  në Policinë rrugore  për 4-vite. Në vitin 1995 bashkë me të vëllanë Eminin vendosen në Kalabri dhe filluan me vjeljen e duhanin, atje u njoh me emrin Danjel, pasi kështu e kishin më të thjeshtë italianët ta thërrisnin shqiptarin nga Peshkopia.

Kontaktet me familjarët ishin të rregullta deri kur pak kohë më vonë në fund të vitit 1995 Dashamirin e kap policia dhe e dënojnë me 3-muaj burg. Del nga burgu në vitin 1996 dhe kthehet në Shqipëri. 3-muaj qëndron dhe sërish niset drejt shtetit italian. Nuk dihet se cili ishte plani i 47-vjecarit kur në kthimin jashtë kufijvë shqiptarë ai ushëtoi më një tjëtër pasaportë, me një tjetër identitet. Dashamiri shkonte e vinte shpeshe herë pasi pati probleme me dokumentacionin. Puna e tij ishte kultivimi i duhanit duke vazhduar të jetonte në Kalabri. Gjatë kohës që Dashamiri ishte ende në emigrim familja zhvendosen nga Peshkopia në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Në dhjetor të vitit 2004 Dashamiri kthehet sëbashku më kushëririn e tij Saimir Shehin nga Italia dhe vendosin qe qëndrojnë për pak koë deri kur në mars-prill  të vitit 2005 Dashamiri rikthehet në Itali me një shok të tij  Sali Spahiu.  Ata u nisën nga Kroacia ku ndalohen nga  policia dhe kthehen në atdhe. Qëndruan në Tiranë disa javë. I vetmi person me të cilin kishte folur Dashamari ishte daja i tij, Idriz Imeri të cilit i pohoi se paratë e rrugës do tia jepte një personi, i cili do ti shpinte në Itali.

Dolën më datë 5 maj nga shtëpia Dashamir dhe Saliu, pa pa dijeninë e familjarëve. Ishte viti  2005. Kur familja e kërkonte Dashamiri komunikon me të vetmin person dajën e tij Idrizin,  nipi merr në telefon dajën ndërsa ky i fundit nuk e njoftoi të motrën.

Motrat janë kërkim të vëllait, në përmbushje të amanetit të të dy prindërve të cilët mbyllën sytë pa dituar asgjë për fatin e 47-vjecarit.