Zhduket nga Vlora,nëna përplaset më të dashurën:Trego ku…

18 Nëntor 2021, 18:52

Nëna e dinte se kishte humbur nga qyteti i Vlorës, e dashura konfirmon zbulon gjurmët e fundit nga Zvicra. 33-vjeçari Eduard Koka me origjine nga Gjirokastra rezulton i humbur që prej datës 27 tetor të këtij viti. Nëna e tij Lume Korra iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për ndihmë, duke rrëfyer si i humbi kontaktet me të birin. I riu prej një viti ishte kthyer nga Gjermania, ndërsa bashkëjetonte me një vajzë me emrin Elona në qytetin e Vlorës. ’Me djalin fola më datë 26 tetor. Kur mori në telefon e dashura e tij me një numër italian më tha, të mos mërzitesha. I thashë se kisha një ankth dhe më pyeti nëse i kisha hedhur lekë në telefon Edit. Ajo më tha se do më merrte pas 72 orësh dhe ma fiku telefonin. Të nesërmen, kur tentova të flisja me djalin më datë 27 tetor ai nuk ma ngriti më telefonin edhe pse zilja binte. Ai kishte një vit e gjysëm që jetonte me atë vajzën në Vlorë dhe në dijeninë time nuk kishin patur konflikte. Djali nuk më kishte lënë vend për dyshim-tha nëna e Eduardit ’Pa Gjurmë’ u lidh live me të dashurën e 33-vjecarit, e cila momentalisht ndodhet në Itali. Ajo tha se kontaktin e fundit me Eduardin e kishte patur më datë 27 tetor, ndërsa jep një version ndryshe të zhdukjes së tij. Elona deklaron për ’Pa Gjurmë’ se i dashuri i saj është zhdukur nga Zvicra dhe se në momentin që kanë qenë duke folur bashkë nëpërmjet messengerit ajo ka parë një person të paidentifikuar t’i afrohet. Ai i ka marrë telefonin Eduardit dhe sapo ka parë fytyrën e vajzës ia ka mbyllur menjëherë konunikimin me të.