Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj se kanë nisur që të dëmtojnë procesin zgjedhor, ende pa nisur, prandaj i ka bërë thirrje SPAK që të reagojë.
“Nuk ka të bëjë me mos njohjen e rezultatit, procesin e ka dëmtuar qeveria dhe Bashkia e Tiranës ende pa nisur dhe SPAK të reagojë. Nuk mendoj që Rama nuk do të njohë patronazhistët. Ne si Parti e Lirisë jemi të vendosur që të marrim pjesë jo vetëm në një proces historik, se e kthemë pluralizimin në nivel lokal. Nuk kemi shqetësim nga rezultati, por në Tiranë, do bashkohemi në shesh dhe do bëjmë në lidhje live”, tha Meta.