-
VIDEO
Analiza e PD për 25 prillin/ Në filter drejtuesit politikë
Në analizën që PD nisi sot do të përfshihet dhe arritja e objektivave të drejtuesve të qarqeve. Të vetmit që kanë tejkaluar pritshmëritë e kryedemokratit Basha janë Belind Këllici, Aldo Bumçi dhe Agron Shehaj ndërsa Albana Vokshi ka marrë aq sa c kishte objektivin. 15 drejtuesit e tjerë politikë kanë arritur rezultat zgjedhor me mijëra vota më pak sesa objektivi i vendosur nga Basha para zgjedhjeve
-
VIDEO
Çelet për herë të parë ankandi për shfrytëzimin e erës si burim energjie
Është hapur sot ankandi i parë konkurrues për projekte të shfrytëzimit të energjisë së rinovueshme nga fuqia e erës, nga Kryeministri Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në praninë e Ambasadorit zviceran, Adrian Maitre dhe përfaqësuesve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim
-
VIDEO
Petro Koçi në Report Tv: Rikthimi i Berishës si lider i PD? Karagjozllëk! Presidenca e Metës më e shëmtuara, kabineti i ri dhe me disa ministra 'të vjetër'
Deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha që do rikthehet si lider i PD, zv.ministri i mbrojtjes, Petro Koçi e cilëson si "karagjozllëk", e ndërsa tha se shembullin më të mirë ia dha Gramoz Ruçi, që u dorëhoq pas një karriere të gjatë politike. I ftuar në studion e Report Tv, Koçi tha se në ndryshim nga Berisha, Ruçi nuk vuri në qendër interesat personale.
-
VIDEO
Aleati i Bashës, Shpëtim Idrizi e konfirmon: Do jem në shtator në parlament! Do thyejmë heshtjen për çështjen çame
TIRANË- Një nga aleatët kryesor të Lulzim Bashës, Shpëtim Idrizi ka konfirmuar se do të jetë në parlament në shtator. Kjo sipas tij, do të jetë një formë për të dërguar 'Çështjen Çame' në Kuvend.
“Padyshim në shtator jemi në Parlament për të paraqitur iniciativa ligjore për çështjen çame. Do të rikthehet çështja çame në parlamentin e Shqipërisë, do të tentojë të thyejë heshtjen mbi çështjen çame,” u shpreh Idrizi.
-
VIDEO
Rama për ‘France 24’: Ne duhet ta marrim dritën jeshile nga Brukseli! Dënimi i Llallës dhe politikanëve, sinjal i mirë! Shqipëria 'betejë' për reformimin e sistemit të drejtësisë
Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare të negociatave të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian në fund të qershorit. Kryeministri Edi Rama në një intervistë për një nga televizionet më të mëdha në Francë, “France 24” edhe pse mendon se Shqipëria duhet të marrë dritën jeshile nga Brukseli, shtoi se asgjë nuk e surprizon.
" Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse ne dhe Maqedonia e Veriut e presim së bashku këtë vendim dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet përpara samitit"
Rama ka deklaruar se Shqipëria është përfshirë në një "betejë" për të reformuar sistemin e saj gjyqësor përballë korrupsionit, sipas tij kjo një shenjë e ardhjes së një "demokracie funksionale". Kryeministri ka vënë theksin tek reforma në drejtësi, si një nga çështjet më të rëndësishme tani për rrugën europiane të Shqipërisë, ndërsa i pyetur për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, e ka quajtur një sinjal të mirë për shtetin e së drejtës.
“Nëse Shqipëria nuk do të kishte probleme si në nivelin e qeverisjes apo edhe të pushtetit gjyqësor, atëherë Shqipëria do të ishte anëtare e BE-së sot. Ka një arsye pse ne jemi të ndershëm në këtë betejë për të reformuar sistemin e drejtësisë, dhe unë besoj se është krejtësisht e kundërta. Për herë të parë gjatë këtyre viteve të fundit, pandëshkueshmëria ia ka lenë vendin shtetit të së drejtës dhe nëse ka një prokuror të përgjithshëm apo ish-personalitete si në sistemin gjyqësor edhe në sistemin politik në përgjithësi që dënohen, atëherë kjo është një shenjë shumë e mirë që tregon lindjen e diçkaje që është shumë e rëndësishme, shteti i së drejtës. Pikërisht për këtë ne duam të vazhdojmë procesin e bisedimeve sepse kjo na mundëson të ndërtojmë një shtet të së drejtës, një demokraci funksionale, dhe nëse nuk do të kishim këto në këtë rrugëtim, sigurisht Këshilli Europian nuk do të kishte marrë asnjëherë në konsideratë, qoftë edhe në një tryezë Shqipërinë për të filluar bisedimet", nënvizoi kryeministri.
Kreu i qeverisë ka folur për procesin e integrimit, përballjen me pandeminë, zgjedhjet, si dhe për luftën kundër korrupsionit. Mes të tjerash kryeministri u ndal dhe tek zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa nënvizoi se u njohën nga OSBE/ODHIR-i.
“Kemi pasur raporte të OSBE-së dhe ODIHR-it, që janë mjaft të qarta rreth integritetit të fushatës, integritetit të zgjedhjeve, por sigurisht me gjëra për t’u përmirësuar. Lidhur me këtë fakt, jam shumë i kënaqur që ju më pyesni, sepse kam parë që ka pasur artikuj surrealë edhe në Francë. Nuk bëhet fjalë për të dhëna personale konfidenciale që kanë dalë, por bëhet fjalë për të dhëna të organizatave të partive, por që nuk kanë asnjë lidhje me të dhënat personale dhe konfidenciale të Gjendjes Civile. Së pari, Regjistri i Gjendjes Civile ka qenë i publikuar në internet që prej disa vitesh. Së dyti, doja të shpjegoja se në kartën tonë të identitetit, numri i gjendjes civile nuk përfaqëson asnjë të dhënë për personin. Është vetëm një numër identiteti për të përdorur këtë kartë në shërbimet publike, por nuk ka të dhëna sensitive", tha Rama.
-
VIDEO
Rama për ‘France 24’: Shqipëria në betejë për të reformuar sistemin e drejtësisë! Dënimi i Llallës dhe politikanëve, sinjal i mirë
Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare, në fund të qershorit, të negociatave të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian, të cilat janë bllokuar për disa vjet.
-
VIDEO
Analiza për 25 prillin/ Nis nesër faza e parë, në filter nga ‘armiqtë’ te aleatët e Bashës, formulari: Të identifikohen kush punoi kundër PD
Nis nesër faza e parë e analizës së zgjedhjeve nga demokratët. Grupi i punës që do të ngrihet në cdo degë të partisë, do të identifikojë së pari me emra të gjithë ata që persona të cilët punuan kundër PD, teksa deri më 5 korrik do të duhet të përmbyllet në çdo qelizë të partisë analiza analitike. Faza e parë përmbyllet më 10 korrik, kur raporti me performancën e cdo hallke lokale të Partisë Demokratike, do ti dorëzohet kryesisë.
-
VIDEO
3 ditë nga vendimi i KE për negociatat, ekspertet Deliu dhe Caka: Shqipëria të vlerësohet pa Maqedoninë e Veriut
Drita jeshile e Holandës për ecurinë e integrimit të Shqipërisë është ogur i mirë për rrugëtimin e vendit tonë drejt BE. Kështu shprehen ekspertët e integrimit Nirvana Deliu dhe Fjoralba Caka, gjatë një interviste në Report Tv, teksa theksojnë domosdoshmërinë që vendi ynë të vlerësohet veçmas nga Maqedonia e Veriut e cila mbahet penga nga vetoja bullgare.
"Nëse Bullgaria vijon të jetë e pa bindur, duhet të ketë një ndarje pasi secili shtet zhvillon garën individuale .Në atë kohë Shqipëria do të duhet të vlerësohet për progresin qe ka bërë dhe të hapet rruga për zhvillimin e konferencës së pare ndërqeveritarë", thotë Deliu.
"Çështjen e ciftëzimit me Maqedoninë e Veriut nuk e shoh si pengesë, nuk e shoh një çështje që na pengon ne sepse kur të vijë në diskutim statusi i hapjes së negocitave me Shqipërinë do të vlerësohet Shqipëria dhe Maqedonia. Ajo që është e qartë në dokumentet e BE është se shtetet nuk duhet të çiftëzohen në rrugën e tyre drejt BE jo sepse duhet të hyjnë në BE, por sepse përmbushin kushtet", shprehet Caka.
Teksa pritet që më 22 qershor Këshilli Europian të vendosë datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE, për të arritur deri këtu vendi ynë sipas raportit të Komisionit Europian ka përmbushur 15 kushtet kryesore. Por cilat janë hapat që vendi ynë duhet të ndjekë pas caktimit të konferencës së parë ndërqeveritare?
"Do të kemi kushte të tjera, pasi keto 15 kushte përfshihen të 2 kapitujt kryesorë që do të përfshihen të grupimi i kapitujve të parë që do të negociohen, si kapitulli 23 dhe kapitulli 24 ku përfshihet drejtësia, siguria, emigracioni apo lufta kundër korrupsionit. Pas grupimit të dytë procedura vazhdohet gradualisht deri në përfundimin e 6 grupimeve ku janë 33 kapitujt e bashkimit Europian", thotw Nirvana Deliu.
"Hapja e negociatave është hapi i parë i një maratone të gjatë i cili varet jo vetëm nga muskujt e garuesit që kanë të bëjnë me reformat që do ndërmerren, por edhe nga lloji i pengesave teknike apo politike që mund të vendosin organizatorët e maratonës. Në mes të negociatave të Krocaisë pati bllokim nga Sllovenia derisa të zgjidhej çështja e kufirit mes tyre", deklaron Fjoralba Caka.
Ekspertet shpjegojnë se Politika e jashtme e Shqipërisë është e njëjtësuar me atë të Bashkimit Evropian, ndërsa zhvillimet politike në vend, si shpallja e ish kryeministrit Berisha “non-grata”, apo nisma për shkarkime presidentit Meta, pasqyrojnë ecurinë e reformës në drejtësi, duke vënë theksin te spastrimi i figurave të korruptuara.
"Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri ndikojnë në imazhit e Shqipërisë krah shteteve Evropian. Edhe SHBA ka mbështetur hapjen e negociatave pasi tregoi qe Shqipëria është duke ecur me reformave,.Procesi i pastrimit nga figura të korruptuara tregojnë që reformat në drejtësi po vijon, the kjo cilësohet si element pozitiv", nwnvizon Deliu.
-
VIDEO
Largimi i Gramoz Ruçit nga politika, zv. ministri Koçi: Vendosi partinë të parën, Berisha po mban peng PD
Nga Pojani i Fierit ku mori pjesë në festën e grurit të Myzeqesë, Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka folur për largimin e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi nga politika. Ndër të tjera ai tha se Ruçi vendosi interesat e partisë para atyre personale dhe u largua në kohën e duhur. "Ruci është një koleg dhe shok i pazëvendësueshëm. Me këtë vendim tregoi simbolin e burrërisë dhe pjekurisë politike. Janë të rrallë burrat që kanë vendosur të lënë karrierën kur kanë qenë në lartësinë profesionale. Besoj se do ta ndjejmë për një kohë të gjatë mungesën e Ruçit. Kjo përvojë do të na shërbejë shumë, veçanërisht të rinjve. Gjithë përvoja e tij është një vlerë e madhe veçanërisht për të rinjtë që vijnë në radhët e politikës" , tha Koçi. Sipas tij nga ana tjetër Berisha vazhdon të mbajë peng PD-në për mandatin e tij të deputetit. "Mungon në PD një rast i tillë, sidomos kur flasim për një figurë siç është Sali Berisha i cili sapo është shpallur në përbërjen e një listë të zezë në SHBA dhe ngaqë do më shumë interesat e veta dhe nuk do as partinë e vetë nuk do as veten e tij. Po të largohej nga PS do të ishte një barrë më pak për të. Duket që interesat personale janë më të forta sesa interesat publike, qoftë edhe të partisë së vetë që ka drejtuar për shume vjet", tha ndër të tjera Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
-
VIDEO
Kërcënimi i Mziut në fushatë, Çollaku: Na surprizoi të gjithëve, ishte e panevojshme! PD nuk është humbëse, vjedhja e votës do shkojë në Strasburg me databazë të paprecedentë
Deputeti i zgjedhur i PD Kreshnik Çollaku deklaroi në studion e “Pa Protokoll” në Report Tv se PD nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit, megjithatë ai mendon se duhet të futen në parlament për t’u përballur me mazhorancën. “Ne se njohim rezultatin seshtë i bazuar në votë të lirë. Çështjen e parlamentit dhe mandateve se kemi diskutuar. Në bindjen time personale, ne nuk mundemi në këtë situatë të krijuar dhe mungesë ndershmërie të thellë, ti ofrojmë hapësirë të lirë këtij regjimi në një ndër arenat më të mira që eshte parlamenti. Do dikutohet dhe nëpër formune dhe do marrim vendim”, tha Çollaku.Duke folur për deklaratën e Xhelal Mziut i cili gjatë fushatës elektorale kërcënoi duke thënë se kush është i dyshuar për shitblerje votash do ta pësojë si Pjerin Xhuvani që u vra nga shoqëruesi i Gazmend Bardhit. Përveç analizës, Çollaku thotë se PD do të bëjë një databazë ku do të dokumentojë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë inxhinierim të vjedhjes së votës. “Nuk e fsheh dot se të gjithëve na surprizoi ajo deklaratë. Ishte e panevojshme edhe Mziu u tërhoq, është më shumë zhurmë mediatike. Përveç analizës së funksionimit të strukturave, ne do angazhohemi të përgatisim në databazë të plotë të paprecedentë. Në zona më të vogla në mikro, të gjithë njerëzit, ne do mbledhim me emra individësh të rëndësisë më të vogël që janë angazhuar në këtë inxhinierim të vjedhjes së votës. Ka elementë të fortë dhe do të shkohet deri në Strasburg”, shtoi ai. Sipas tij PD nuk është humbëse, por prova e një fenomeni të rëndë të deformimit të vullnetit të zgjedhësve. “Ne nuk jemi humbës, ne jemi prova e një fenomeni të rëndë që po ndodh në Shqipëri që është deformimi i vullnetit të votuesëve. Përherë ka patur deviacione në mënyrë të përsëritur. Devijimi i vullnetit të nejrëzve ndodhi në këtë rast. Ka pjesë që e kritikoj Bashën, edhe sot. Basha ka qenë i dënuar ta vazhdpojë këtë projekt ese përcaktonte Basha por ata njerëz që e ndjekin. Smuth të thoshte po e lë këtë punë se sja dola. Mund të ketë humbur dhe 3, para kësaj makinerie edhe mund të ndodhesh. Si mund të ballafaqohesha në mënyrë të barabartë me të gjithë strukturën. Si mundet të bësh një garë të barabartë në këto kushte”.
-
VIDEO
Negociatat me BE, ekspertja për Report TV: Maqedonia e Veriut nuk na pengon, do të vlerësohen arritjet e Shqipërisë! E rëndësishme që reformat të jenë reale
Ekspertja e integrimit, Fjoralba Caka e ftuar në 'Studio Live' u shpreh se Shqipëria ka përparuar në zbatimin e reformave të vendosura si kusht për çeljen e negociatave. Sipas saj, Maqedonia e Veriut nuk është një çështje që pengon vendin tonë sepse në Këshillin Europian do të vlerësohet ecuria e secilit shtet.
-
VIDEO
Ademi e paditi pasi u zgjodh në krye të Shoqatës së Bashkive, Ndreu për Report Tv: Nuk mund të deligjitimojë kryetarët e bashkive! Kushtetuesja nuk merr vendime me humorin e saj
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi nuk mund të deligjitmojë kryetarët e bashkive dhe se Shoqata e Bashkive nuk është pronë e saj. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, teksa u përgjigj në lidhje me padinë që Ademi ka ngritur kundër tij duke kërkuar që vendimi për zgjedhjen në krye të Shoqatës së Bashkive të shpallet i paligjshëm. Ndreu i nënvizoi se ky është handikapi më i madh që thuhet sot nga një zyrtar.