-
VIDEO
Ristani: Aktualisht PD është jashtë shtratit ligjor, ta kthejmë brenda ligjit! Ndryshimet statutore nuk janë paraqitur në gjykatë
Kryetari i Komisionit të Apelimit brenda Partisë Demokratike, ish-Sekretar i Përgjithshëm i saj, Arben Ristani, është shprehur sot se aktualisht PD është jashtë shtratit ligjor në vend pasi nuk ka zbatuar ligjin 'Për partitë politike' dhe nuk ka dorëzuar në gjykatë ndryshimet në statut.
"Pas një përpjekje të gjatë që PD të vendose në shtratin ligjor dhe statutor ne nuk ia kemi dalë. Duke qenë se PD nuk është vetëm aset i demokratëve por i të gjithë shqiptarëve kërkohet një vëmendje e madhe e të gjithë shoqërisë. PD është jashtë shtratit ligjor sepse nuk ka dërguar në gjykatë ndryshimet statutore dhe ne duhet të përpiqemi që ta kthejmë patjetër në shtratin ligjor", tha Ristani.
-
VIDEO
Harxhi: Përjashtimi i 28 mijë anëtarëve të PD-së, shkelja më e rëndë në zgjedhje! Janë kërcënuar disa komisionerë
Ish-kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike Edit Harxhi tha se janë përjashtuar 28 mijë anëtarë të Partisë Demokratike dhe kjo është shkelja me madhe e këtyre zgjedhjeve. Teksa evidentoi një numër shkeljesh të kryera në procesin zgjedhor brenda PD-së, Harxhi tha se atyre nuk u është vënë në dispozicion lista e anëtarësisë. Po ashtu Harxhi tha me tej se në disa qendra votimi është votuar pa kartë anëtarësie, ndërkohë që disa komisionerë janë kërcënuar.
'Listat e anëtarësisë nuk u vunë në dispozicion të kandidatëve. Kjo i mohoi të drejtën e votës dhjetëra mijera demokratëve. Përjashtimi i 28 mijë anëtarëve të PD-së është shkelja më e rëndë e këtyre zgjedhjeve. Ka pasur nga ato që kanë shkuar me kartë anëtarësisë të lëshuara nga Azem Hajardi dhe nuk janë pranuar. Pra përveç listës së shkurtuar nga 106 në 75 mijë ka pasur një mungesë shumë të madhe të emrave në listë. Në kundërshtim me çdo normë të Kodit Zgjedhor janë bërë anëtarë të rinj. Disa kanë votuar vetëm me një kontrabilet për të votuar. Në disa qendra votimi ka pasur raste kur kanë votuar pa kartë anëtarësie. Audituesit elektronik përfaqësuesit e kandidatëve nuk janë lejuar të shikojnë nëse ka modifikime në sistem. Në 90% të rasteve vëzhguesit janë kërkuar që të rrinë larg tavolinës së komisionit. Ka pasur raste kur vëzhguesit janë kërcënuar nga anëtarët e komisionit. Disa janë përjashtuar nga komisioni. Nuk është zbatuar rregullorja në lidhje me modalitet e procesit zgjedhor.'- tha Harxhi.
-
VIDEO
'Unë vdes për 3D', Rama bashkëbisedim me një grup aplikantësh për nismën ‘Gati për Shqipërinë’: Eksplorim të mundësive të bashkëpunimit me ta
Nisma “Gati për Shqipërinë” tashmë është kthyer në një dritare për të gjithë të rinjtë që duan të kontriubojnë me projekte në mandatin e 3. Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim online me një tjetër grup një tjetër grup aplikantësh për këtë nismë, gjatë të cilit të rinj kanë shprehur ide të përgjithshme mbi fushat ku duan të kontribuojnë. Rama shprehet se ky cikël sesionesh online sipas fushave, krijon mundësinë për eksplorimin e sa më shumë formave të bashkëpunimit. “Nga pikëpamja praktike kjo gjë do bëhet kështu që ne i marrim të dhënat sot dhe Bora që është koordinatorja e programit iu lë takim”, tha Rama. "Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta", shtoi kryeministri. Një nga aplikantët shprehu pasionin për matematikën, ndërsa Rama e inkurajoi të vazhdojë të investojë në këtë drejtim. Në fund kryeministri ka bërë dhe një batutë me njërin prej të rinjve, duke thënë se vdes për 3D. I riu: Kam pasur disa eksperienca në industry në amerikë. Kam pasur eksperienca mësimdhënie në universitet, në kërkime shkecore, fokusin e kërkimeve shkencore e kam pasur në kërkim 3D. Rama:Mmund të punosh dhe me mua për 3D unë vdes për 3D.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 16 Qershor 2021
Titujt e gazetave per sot, nga kaos ne 6 bashki,Dritan Leli perplaset me socialistet e Vlores te Kolegji Zgjedhor certifikon 25 prillin e deri tek Franca ze mat Gjermanine.
-
VIDEO
Elezi në Repolitix: Harxhi do bëjë publike provat sesi u manipuluan zgjedhjet brenda PD! Garë farsë
Anëtari i Grupimit për PD Ibsen Elezi ka deklaruar se nesër Edith Harxhi do të bëjë publike të gjitha provat sesi janë manipuluar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. I ftuar në Repolitix në Report TV Elezi tha se procesi zgjedhor ka qenë i njollosur në çdo aspekt duke theksuar se nukka pasur një garë të ndershme por vetëm një farsë.
-
VIDEO
Basha 3 dhe rikthimi i Berishës në krye të PD?Debate mes Meçajt, Malkos,Elezit e Muçës
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik pas rikonfirmimit të Bashës në krye të PD dhe deklaratave të Berishës për tu rikther në krye të PD-së. Pas rizgjedhjes për herë të tretë a do të pranojë Basha ftesën e Ramës për bashkëpunim? Të ftuar në studio Arben Meçaj ish-themelues i PD-së, Gent Malko anëtar i Këshillit Kombëtar,Ibsen Elezi nga Grupimi për PD dhe gazetari Flogert Muça
-
VIDEO
Meçaj në ‘Repolitix’: PD është kthyer në sekt, e drejton Berisha ‘udhëheqësi shpirtëror’! Malko kundër: Basha pas 13 qershorit, më i fortë se kurrë në PD
Analisti Arben Meçaj është i bindur se në krye të PD-së është Sali Berisha, të cilin e quan si “udhëheqësi shpirtëror”, e ndërsa e cilëson Lulzim Bashën si një “vartës” i tij që zbaton me përpikmëri urdhrat e tij. Megjithatë, nuk është i këtij mendimi Gent Malko, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së. Ai thotë se pas këtyre zgjedhjeve, Basha është më i fortë se kurrë në PD.
-
VIDEO
Gjenerata e re dhe e vjetër e politikës, analistët: Ruçi u largua fitues! Rikthimi i Berishës, negativ
Analistët vlerësojnë largimin e Gramoz Ruçit nga politika si një mundësi për krijimin e hapësirave për të rinjtë, ndërsa rikthimin e Berishës në krye të PD e shohin negative për integrimin e Shqipërisë. Enton Abilekaj dhe Ben Andoni thonë për report TV se ka ardhur koha për t’i dhënë fund gjeneratës së vjetër.
-
VIDEO
Në 3 mandatet e Lulzim Bashës, PD ‘humb’ 44 mijë anëtarë! Zgjedhjet në PD, tkurrje anëtarësie në çdo proces
Procesi zgjedhor i 13 Qershorit në PD u shoqërua me akuza për heqjen e emrave të anëtarëve, mbështetës të 3 kandidatëve përballë Bashës nga listat e anëtarësisë për të mos votuar. Por ndonëse këto akuza u hodhën poshtë, shifrat tregojnë se krahasuar me zgjedhjet e fundit në 2017, PD kishte në lista rreth 28 mijë anëtarë më pak.
-
VIDEO
Arian Starova në Report Tv: Zgjedhjet në PD, prisja një garë më të fortë! Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB arritje! Prioritet dialogu Kosovë-Serbi
Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova e ka cilësuar një arritje dhe sukses të Shqipërisë anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit në OKB. Starova tha se ky është një rrugëtim që vendi ka më shumë se 20 vite që e ka nisur dhe sot kur disa kushte u plotësuan dhe Shqipëria ka më shumë përvojë dhe është pjesë e NATO-s u bë pjesë duke pasur dhe ajo zërin e saj në këtë organizatë të rëndësishme për sigurinë dhe paqen në botë.
-
VIDEO
Vetëm një qark larg 'vulosjes' së rezultatit të 25 prillit, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për Fierin, pritet vetëm Elbasani
Kolegji Zgjedhor është mbledhur sot për të shqyrtuar ankimet e Partisë Demokratike për qarqet Fieri dhe Elbasan, qarqe në të cilat PD kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve. Tashmë ka mbetur vetëm një qark Elbasani, pasi Kolegji rrëëzoi PD-në për Fierin si pretendime të pabazuara në prova dhe në ligj. Shqyrtimi i Elbasanit nis në orën 14:00. Më herët Kolegji rrëzoi kërkesën e PD edhe për prova shtesë.
Pas Beratit, Vlorës Gjirokastrës, Korçës, Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës tashmë janë vetëm dy qarqe të mbetura për t'u vulosur nga Kolegji Zgjedhor, për të mbyllur përfundimisht ankimet e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 4prillit
Kujtojmë se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ankimuan rezultatin për 9 qarqe, fillimisht në KAS e më pas në Kolegj Zgjedhor. Me përfundimin edhe të Fierit dhe Elbasanit i hapet rrugë certifikimit të rezultatit nga ana e KQZ për të vijuar në shtator me konstituimin e Kuvendit të ri.
Kujtojmë se në Kolegj Zgjedhor i sollën nga partitë politike të opozitës, PD dhe LSI, thuajse të gjitha vendimet e marra në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, institucion në të cilin mbërritën të paktën 19 ankime për 10 qarqe. Të vetmet qarqe që nuk u ankimuan në KAS ishin Dibra dhe Kukësi. Partia Demokratike kërkoi pavlefshmëri dhe ripërsëritje zgjedhjesh për qarqet Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Fier, Vlorë, Durrës, Berat dhe Shkodër. Ndërsa LSI kërkoi pavlefshëmri dhe ripërsëritje zgjedhjesh për qarqet, Gjirokastër, Korçë, Vlorë, Durrës dhe Berat, ndërkohë që kërkoi rinumërim për Beratin dhe Durrësin. Të vetmet kërkesa që u pranuan ishin ato për rinumërim të Beratit dhe Durrësit.
KAS përfundoi rinumëroi 114 kuti votimi të qarkut të Beratit, me rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë në një qark ku kanë votuar gjithsej 80.929 qytetarë. LSI rikuperoi gjithsej me 15 vota, shumë larg votave të duhura për të marrë mandatin e pretenduar pasi 77 vota i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste. Ndërsa nga 108 kuti të rinumëruara në Qarkun Durrës LSI s'ka rikuperuar asnjë votë nga 136 që kërkonte për të marrë mandatin. Madje gjatë rinumërimit të 108 kutive të numëruara LSI humb 1 votë , PD-së i janë zbritur 38 vota ndërsa PS-së i janë zbritur 26. Për të bërë verifikimin dhe rinumërimin, ishin ngritur 8 grupe në sallën e KAS. LSI synonte që të merrte mandatin e Edi Ramës, i cili ishte i 8-i në listën e Durrësit. Mandatin e prentenduar të LSI do ta merrte Elona Guri e renditur e para në Durrës.
Tre ankimet e tjera të rëndësishme në KAS u bënë nga kandidatët e pavarur në Lezhë, Gjirokastër dhe Tiranë, kandidatë të ardhur nga radhët e Vetëvendosjes të cilët kërkuan pavlefshmëri dhe ripërsëritje zgjedhjesh, kërkesa që nuk u pranuan nga KAS.
-
VIDEO
Mbledhja fut në sherr Këshillin Bashkiak të Vlorës me kryebashkiakun Leli! Bashkia nuk lejon aktivitetin në teatrin 'Petro Marko', më parë kishte lejuar takimin e Lulzim Bashës
Një mbledhje e thirrur nga këshilltarët për të diskutuar mbi problematikat e turizmit në Bashkinë Vlorë ka futur në sherr Këshillin Bashkiak dhe kreun e Bashkisë, Dritan Leli.
Anëtarët e Këshillit Bashkuak kanë kërkuar dhe kanë njoftuar mbledhjen në teatrin "Petro Marko", ndërsa nga ana tjetër kryetari Leli e ka anuluar atë duke u shprehur se kështu shkelen masat anti-COVID, ndaj mbledhja duhet zhvilluar online. Leli njofton se Bashkia nuk do të vërë në dispozicion teatrin për mbledhjen.